Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po mban mbledhjen e radhës. Në mungesë të kryetarit, Kreshnik Radoniqi, kryesimin e mbledhjes po e udhëheq Alim Rama.
Aty u bë e ditur se KQZ ka aprovuar 1208 aplikacione për regjistrimin e diasporës për të votuar në zgjedhjet lokale.
Sipas kryeshefit të sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahemtaj interesim më të madh për t’u regjistruar ka nga shteti i Gjermanisë.