Suksesi i kosovarëve në sport çdo vjet e më shumë po shtohet.
Përveç emrave të njohur të futbollistëve, tani kanë filluar të dalin në dritë edhe trajnerët.
Njëri nga ata është edhe Bekim Gërxhaliu, i cili vjen nga Lipjani.

Ai është asistent-trajner i grupmoshave të U-12 në ekipin e famshëm gjerman Schalke 04.
Nga ai kanë dalë shumë talentë të kësaj skuadre.
Gërxhaliu është pjesë e këtij ekipi që nga viti 2007.
