Një grua zvicerane është grabitur gjatë pushimeve të saj në Kosovë. Raportohet se fajtor ka qenë i dashuri i saj nga Kosova.
Zvieranen e ndihmoi një polic, i cili i ofroi strehim në shtëpinë e tij, shkruan gazeta zvicerane Blick.ch.
Gruaja u grabit nga i dashuri i saj në qytetin e Suharekës, i cili e kishte lënë atë në këmbë në mes të rrugës.
Sipas gazetës, burri që vjen nga qyteti i Vushtrrisë, zviceranes ia kishte marrë një Samsung S8 dhe iPhone 8, 3,000 franga dhe pasaportën e saj të martën pasdite. Pastaj, ai ishte nisur me BMW-në e tij të hirtë dhe la gruan në rrugë.
Ajo më parë e kishte lënë të takohej me të. Sipas Blick, vushtrriasi u shfaq me një burrë tjetër në vendin e rënë dakord dhe e grabiti atë.

Gruaja e frikësuar më pas shkoi në polici. Aty ajo e përshkroi gjendjen e saj te oficeri i policisë , për shkak se ajo nuk dinte ku të shkonte pa dokumente dhe para, polici i ofroi strehë asaj në shtëpinë e tij.
Derisa zvicerania u strehua te shtëpia e Blerim Kuqit, polici së bashku me kolegët e tij në Mitrovicë, kontrolluan për dy të dyshuarit. I dashuri i saj u arrestua më vonë në qytetin e tij të lindjes, Vushtrri. Bashkëpunëtori i tij gjithashtu u kap. Ai ishte gati të kalonte kufirin.

Telefonat celularë të vjedhur u siguruan nga hajdutët dhe iu dorëzuan pronares. Ambasada i ka dhënë asaj një pasaportë të re, shkruan gazeta.