Kosova synon ta nisë vitin me fitore

Kosova synon ta nisë vitin 2025 me fitore, teksa sonte nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë do ta luajë ndeshjen e parë kundër Islandës.

Ndeshja Kosovë – Islandë luhet për t’u ngjitur në Ligën B të Ligës së Kombeve.

Ndeshja kthyese luhet të dielën në Murcia të Spanjës.

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka thënë se synimi është triumfi në dy ndeshjet kundër Islandës dhe kalimi në Ligën B të Ligës së Kombeve për edicionin e ardhshëm.

Kosova ndaj Islandës ka luajtur dy herë. “Dardanët” i kanë humbur të dyja ndeshjet në kualifikimet për Kupën e Botës “Rusia 2018”. Humbën në Reykjavik 2:0, ndërsa pësuan disfatë edhe në Shkodër me rezultat 2:1.

Kosova ishte e dyta në grup në Ligën C dhe kërkon avancimin në B. Islanda ishte e treta në grup në Ligën B dhe synon mbetjen në këtë nivel, që është i dyti i Ligës së Kombeve.