Kosova synon medalje në Grand Slamin e xhudos në Tel Aviv

Kosova synon medalje në Grand Slamin e xhudos që mbahet në Tel Aviv të Izraelit këtë javë.

Në këtë Grand Slam, Kosova, do të përfaqësohet me tre xhudistë. Kampionia olimpike Majlinda Kelmendi do të garojë në kategorinë deri 52 kilogramë, ndërsa Laura Fazliu në atë deri 63 kilogramë.

Akil Gjakova ndërkohë do të garojë në kategorinë deri 73 kilogramë.

Majlinda Kelmendi shihet favorite për të artën, ndërsa garon nesër. Ajo në duelin e parë do ta pres fituesen e përballjes mes gjermanes Annika Wurfel dhe polakes Agata Perenc.

Të premten garojnë Laura Fazliu e Akil Gjakova. Fazliu në luftën e parë do ta ketë kampionen e botës të vitit 2019 në konkurrencë të kadetëve, turken Habibe Afyonlu.

Ndërkohë Akil Gjakova në sfidën e parë do të ndeshet me portugezin Joao Fernando.