Përfaqësuesja e Kosovës në futboll sot do të ballafaqohet në udhëtim me Slloveninë në Ligën e Kombeve.
Ndeshja i takon Grupit 3 të Ligës C të Ligës së Kombeve, ndërsa do të nisë në ora 20:45.
Kosova në këtë ndeshje do të paraqitet me disa mungesa, në mesin e tyre edhe seleksionuesi Bernard Challandesi, i cili ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
Pas katër xhirove Kosova zë vendin e tretë në grup me 2 pikë, ndërsa kryeson Sllovenia me dhjetë pikë.
Pas Sllovenisë, në xhiron e fundit Kosova e pret në “Fadil Vokrri” të Prishtinës, Moldavinë të mërkurën.
Sot luan edhe Shqipëria në Ligën e Kombeve. Shqipëria e pret me fillim nga ora 18:00, Kazakistanin. Ndeshja i takon Grupit 4 të Ligës C. Pas katër xhirove kryeson Bjellorusia me shtatë pikë, ndërsa Shqipëria zë vendin e tretë me pesë pikë, sa i ka edhe Lituania që gjendet në vend të dytë. Kazakistani është i fundit me 4 pikë.
Në Ligën A ndeshjet më interesante sonte do të jetë ajo e Grupit 2 mes Belgjikës dhe Lituanisë.
Në Ligën B, Turqia do të përballet me Rusinë.