Në objektin e Qeverisë së Republikës së Kosovës vendosëm flamurin e Italisë në shenjë solidarizimi me viktimat atje nga koronavirus. U raportua në medie se vetëm këto dy ditë shifrat e të vdekurve janë afër 400.
“Qeveria e Republikës së Kosovës është duke i marrë hapat e domosdoshëm që t’i bëjë ballë kësajj pandemie. Jemi të përkushtuar në luftën kundër virusit Corona dhe do të fitojmë nëse të gjithë qëndrojmë në shtëpitë tona e do të kujdesemi për pastërtinë tonë”, është thënë në një njoftim për media të Qeverisë.
Italia sot feston Ditën e Bashkimit. “Në 159- vjetorin e saj Italia gjendet përballë një armiku me të cilin ajo dhe i gjithë globi do të triumfoj. Qytetarët e Kosovës i janë falënderues përherë shtetit tonë mik dhe gjithsecili prej nesh bashkëndjenë me ta”.