Kosova shënon fitoren e tretë në elimnatoret për “Euro 2021”

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll (femrat) e ka shënuar fitoren e tretë në eliminatoret për “Euro 2021”. Të premten mbrëma në “Fadil Vokrri”, Kosova fitoi 2:0 ndaj Estonisë.

Të dy golat i shënoi Kaltrina Biqkaj në pjesën e parë.

Për Kosovën ishte fitorja e dytë ndaj Estonisë. Të përzgjedhurat e Afërdita Fazlija e kanë edhe një fitore ndaj Turqisë.

Me nëntë pikë, Kosova renditet e katërta. Nëntë pikë i ka edhe Rusia.

Ndaj Estonisë, Kosova ka luajtur kryesisht me lojtare të klubeve të vendit.