Kosova mposhtet nga Greqia

Kosova është mposhtur në ndeshjen e luajtur kundër Greqisë me rezultat 1-2.

Limnios shënoi golin e epërsisë për Greqinë në këtë ndeshje, që në minutën e 2.

Kurse, Siovas pas një asistimi të mirë nga Giannoulis, arriti të shënojë golin e dytë dhe golin e fitores për kombëtaren e tij.

Për Kosovën rezultatin e ngushtoi Bernard Berisha, në minutën e 82-të.

Berisha shënoi gol mjaft të bukur në portën kundërshtare.

Grekët arritën fitore pas barazimit me Slloveninë në ndeshjen e parë.