Kosova ka vazhduar me rezultate të dobëta. Kosova sot në “Fadil Vokrri” është mposhtur nga Sllovenia me rezultatin 1:0 në kuadër të Ligës së Kombeve.
Haris Vuçkiq (22’) realizoi golin e vetëm të ndeshjes pas një kundërzbritje të shpejtë.
Për Kosovën është humbja e tretë rresht. Pësoi 2:1 nga Greqia dhe po ashtu nga Maqedonia e Veriut.
Kosova nuk ka arritur të shënojë fitore në shtatë ndeshjet e fundit në të gjitha garat.
Në Grupin 3 në Ligën C të Ligës së Kombeve, Kosova zë vendin e tretë me një pikë pas tri ndeshjeve. Është gjashtë pikë prapa Greqisë e Sllovenisë që kryesojnë grupin.
Ndeshjen e radhës Kosova e luan në udhëtim ndaj Greqisë më 14 tetor.