Kosova ka pësuar humbje 3:0 në udhëtim te Suedia, në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet e Botërorit 2022.
Pjesa e parë u mbyll me një gol të shënuar nga Emil Forsberg në minutën e 29-të nga penalltia.
Kosova në këtë pjesëlojë pati një rast të mirë me anë të Elbasan Rashanit.
E në pjesën e dytë, Kosova e nisi më mirë duke kërkuar golin e barazimit, por nuk arriti ta gjente falë edhe portierit Olsen që ndali një goditje të mirë të Zymer Bytyqit.
Dhe Suedia u kundërpërgjigj edhe me dy gola deri në fund. Aleksander Isak në minutën e 62-të dhe Robert Quaison në të 79-n realizuan në triumfin e suedezëve.
Suedia mban vendin e dytë në grupin B me 12 pikë, ndërsa Kosova me katër pikë mban pozitën e katërt.
Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Greqia mposhti në udhëtim me Gjeorgjinë me një gol në minutat e fundit dhe zë vendin e tretë me nëntë pikë. Gjeorgjia mban vendin e fundit me një pikë.
Spanja është liderë e grupit me 13 pikë.