Ndonëse ka luajtur një pjesë të parë të mirë, Kosova nuk ia doli t’i rezistojë Hungarisë deri në fund.
Të martën mbrëma më “Pushkash Arena” në Budapest, Kosova humbi 2:0 nga Hungaria.
Ndeshja u vendos në pjesën e dytë, në të cilën hungarezët e papërshtatshëm i shënuan dy gola.
Për 1:0 shënoi ylli hungarez Dominik Szoboszlai në minutën e 58-të. Golin e dytë e realizoi Zsolt Nagy në minutën e 86-të.
Në pjesën e dytë Kosova kishte paraqitje të zbehtë dhe humbja ishte e pashmangshme.
Ndryshe “Dardanët” janë paraqitur në pjesën e parë. Kishin raste më të mira se vendasit, por që nuk i realizuan.
Edon Zhegrova e Vedat Muriqi kishin rastet më të mira, por që nuk i konkretizuan. Goditja e Zhegrovës u devijua, ndërsa Muriqi gjuajti zbehtë.