Kosova më shumë vdekje nga koronavirusi sesa Gjermania për 1 milion banorë

Në bazë të grafikës të publikuar nga zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës, Faik Hoti, në një milionë banorë, vendi ynë ka 184 vdekje.

Faik Hoti, zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë, përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ka zbuluar një grafikë ku tregon disa krahasime në mes shteteve të ndryshme për vdekshmërinë nga Covid-19 në 1 milion banor.

Sipas grafikut, Kosova ka 184 vdekje për 1 milion banor. Shifër kjo e cila mund të krahasohet me Portugalinë, e cila i ka 173.

Mirëpo Kosova ka 1.8 milionë banor, ndërkohë që Portugalia ka 10 milionë banorë.

Belgjika prin në 851 vdekje nga COVID-19 në 1 milion banor, shtet ky me më shumë se 11 milionë banorë.

Në shtetet e Ballkanit më së miri qëndron Kroacia me vetëm 39 vdekje në 1 milion banor.

Pas Kroacisë vijnë, Sllovenia me 62, Shqipëria me 70 vdekje, Serbia me 92, Mali i zi me 102, Bosnja dhe Hercegovina me 130 dhe Maqedonia e Veriut me më së shumti vdekje për një milion banor, gjithsej 253.

Një ndër shtetet e cila e ka menaxhuar më së miri çështjen e pandemisë është Gjermania.

Aktualisht Gjermania shënon 110 vdekje në një milion banor, kur kemi parasysh se Gjermania ka më shume se 83 milionë banorë.

SHPËRNDAJE