Kosova ka mbetë ‘pa Zot shtëpie’, Osmani, Kurti e Konjufca udhëtojnë jashtë vendit

Edhe pse kanë kaluar disa muaj nga sulmi terrorist në Banjskë, situata e sigurisë në Kosovë po cilësohet e brishtë.

Gjendja në terren ka bërë që NATO ta përforëcon praninë e saj në veri të vendit, duke dërguar trupa shtesë.

E pikërisht në këtë kohë, tre liderët shtetëror, presidentja, kryeministri dhe kryeparlamentari gjenden jashtë vendit. Një gjë e tillë ndalohet me Ligjin për Proktokollin e Shtetit.

Kjo nuk i ka ndaluar liderët shtetëror që t’i vazhdojnë vizitat e tyre të planifikuara në vend të ndryshme të botës, raporton gazeta10.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Doha të Katarit.

Bëhet e ditur se Osmani të dielën (sot) do të marrë pjesë në Forumin e Dohas, që do të mbahet më 10 dhe 11 dhjetor.

Jashtë vendit po qëndron edhe kryeministri Albin Kurti. Ai po qëndron në Berlin të Gjermanisë ku po merr pjesë në kongresin e Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë (SPD). Gjatë kësaj vizite, Kurti ka takuar edhe kancelarin gjerman Olaf Scholz.

‘Pa Zot shtëpie’ vendin e ka lënë edhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca. Ai që disa ditë po zhvillon vizita të ndryshme në Amerikë.

Kjo nuk është hera e parë që Osmani, Kurti dhe Konjufca udhëtojnë jashtë vendit në të njejtën kohë. Pak muaj me parë tre liderët ndodhëshin jashtë vendit në të njejtën kohë, duke e lënë Kosovën ‘pa Zot shtëpie.

Një gjë e tillë ndalohet me Ligjin për Proktokollin e Shtetit, por kjo nuk po respektohet nga liderët shteteror. /Gazeta10/