Kosova e Shqipëria mësojnë kundërshtarët në Ligën e Kombeve

Nga ora 18:00 ka nisur hedhja e shortit për edicionin e tretë të Ligës së Kombeve (2022/2023).

Kosova, që gjendet në Ligën C, është pjesë e Grupit 2 bashkë me Qipron/Estoninë, Greqinë, Irlandën e Veriut.

Shqipëria, që gjendet në Ligën B, është pjesë e Grupit 2 bashkë me Izraelin, Rusinë, Islandën.

Ndeshjet do të luhet në qershor dhe shtator të vitit 2022. 

Liga A

Grupi 1: Austria, Kroacia, Danimarka, Franca

Grupi 2: Çekia, Zvicra, Portugalia, Spanja

Grupi 3: Hungaria, Anglia, Gjermania, Italia

Grupi 4: Uellsi, Polonia, Holanda, Belgjika

Liga B

Grupi 1: Armenia, Irlanda, Skocia, Ukraina

Grupi 2: Shqipëria, Izraeli, Rusia, Islanda

Grupi 3: Mali i Zi, Rumania, Finlanda, Bosnja-Hercegovina

Grupi 4: Sllovenia, Serbia, Norvegjia, Suedia

Liga C

Grupi 1: Ishujt Faroe, Lituania, Luksemburgu, Turqia

Grupi 2: Qipro/Estonia, Kosova, Greqia, Irlanda e Veriut

Grupi 3: Kazakistani/Moldavia, Azerbajxhani, Bjellorusia, Sllovakia

Grupi 4: Gjibraltari, Gjeorgjia, Maqedonia e Veriut, Bullgaria

Liga D

Grupi 1: Letonia, Andorra, Kazakistani/Moldavia, Lihtenshtajni

Grupi 2: San Marino, Qipro/Estonia, Malta.