Kosova zë vendin e 141-të nga 145 shtete që figurojnë në renditjen për nga fuqia ushtarake të “GlobalFirepower”.
Kjo faqe ka publikuar renditjen e re të këtij viti dhe prapa Kosovës për nga fuqia ushtarake,nga ato që janë të renditura, gjenden vetëm Somalia, Republika e Afrikës Qendrore, Benini dhe Butani.
Shqipëria zë vendin e 78-të në renditjen e re të indeksit të fuqisë ushtarake.
Në krye të renditjes gjendet SHBA-ja, pasuar nga Rusia, Kina, India e Koreja e Jugut. Në top 10 janë Britania e Madhe, Franca, Japonia, Turqia e Italia.
Ky raport, që ka nisur të vlerësojë shtete nga 2006-a, përfshin vlerësimin e shumëllojshmërisë së armëve dhe të fuqisë punëtore, deri te vendndodhja gjeografike dhe fuqia financiare.
Përfshihen dhjetëra faktorë në vlerësimin e fuqisë së shteteve.