Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, tha pas nënshkrimit të Marrëveshjes se janë pajtuar në Uashington që Kosova për 1 vit të pauzojë drejt anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.
“Jemi pajtuar që të bëhet një studim i fizibilitetit nga Deparatmenti për Energji i SHBA-së, se si do të përdoret Ujmani. Kemi marrë zotime në përputhje me politikat që ka SHBA’ja. Kemi marrë zotim që për 1 vit të pauzojmë për anëtarësim në organizata Ndërkombëtare, ndërkaq Serbia është obliguar që për 1 vit të stopojë çdo kampanjë kundër anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare”, tha Hoti.
Hoti tha se kjo marrëveshje do të prezantohet edhe para qytetarëve të Kosovës.
“Duhet ta shohim këtë marrëveshje si hap të madh drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe finalizimit të marrëveshjes finale drejt njohjes”, tha ai.