Byrotë e Sigurimeve të Kosovës dhe Shqipërisë kanë paralajmëruar ripërtëritjen e bashkëpunimit mbi njohjen e certifikatave të sigurimit për të dy vendet, memorandum ky i cili ishte i nënshkruar për herë të parë në vitin 2006.
Në takimin mes drejtorit Ekzekutiv të Byrosë Kosovare të Sigurimit, Sami Mazrekaj dhe drejtoreshës së Përgjithshme të Byrosë së Shqipërisë, Anila Hoxha, është zhvilluar diskutimi lidhur me modalitetin për vazhdimin e këtij memorandumi.
Sipas komunikatës, të martën, fokus në memorandumin e ri ndërmjet dy byrove do të jetë rritja e bashkëpunimit në fushën e trajtimit dhe pagesës së dëmeve ndaj palëve të treta të dëmtuara në aksidente të komunikacionit.
“Memorandumi i ri do të nënshkruhet në javët në vijim, në saje të mbylljes së ciklit të nënshkrimit të memorandumeve me të gjitha byrotë e rajonit, në synim të ndërtimit të raporteve sa më të mira me të njëjtat, me qëllim të gjetjes së mënyrave alternative për aplikimin e sistemit të kartonit të gjelbër për drejtuesit kosovar të mjeteve motorike”, thuhet në njoftim.