Kosova dhe Serbia me përdorim të përbashkët të Ujmanit (Dokument)

Në Marrëveshjen e nënshkruar mes Kosovës dhe Serbisë, sot në Washington, një prej pikave që janë pajtuar është edhe përdorimi i përbashkët i Ujmanit.

“Të dyja vendet janë pajtuar të punojnë me Departamentin amerikan për Energji, për studim fizibiliteti në mundësinë e përdorimit të përbashkët të Liqenit të Ujmanit, si burim për ujë dhe furnizim me energji”, thuhet në këtë pikë.

Ndërkohë, kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se do të bëhet një studim fizibiliteti nga Departamenti për Energji i SHBA-së dhe më pas do të shihet se do të përdoret uji në këtë liqe. E presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, ka thënë se marrëveshja është e mirë për vendin e tij, pasi deri më tash nuk e ka shfrytëzuar për energji, kur tash e tutje do ta bëjë këtë.

Një tjetër pikë e marrëveshjes përmendet edhe qasja në Detin Adriatik.

E në pikën e pestë të marrëveshjes, “palët pajtohen që të jenë pjesë e “Mini-Schengen zone”, të iniciuar nga Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia në tetor të vitit 2019”.