Kosova bie për një pozitë në ranglistën e FIFA-s

ërfaqësuesja e Kosovës në futboll e ka humbur një vend në ranglistën e FIFA-s. Nga pozita e 101-të, Kosova ka rënë në pozitën e 102-të me 1202 pikë. Ranglista e re u publikua të enjten.

Për dy pozita rënie ka pësuar edhe Shqipëria. Shqipëria bie në vendin ne 64-t me 1382 pikë.

Për një pozitë ka rënë edhe Zvicra, ku rregullisht paraqiten kapiteni Granit Xhaka dhe zëvendëskapiteni, Xherdan Shaqiri.

Kampionia e botës, Argjentina mbetet në vendin e parë, nënkampionia Franca në pozitën e dytë, ndërsa Anglia në vendin e tretë.