Sot shënohet 13 vjetori i shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Ndonëse, himni i flamurit të Kosovës u miratua më 11 qershor të 2008-ës, kësaj melodie nuk i është zgjedhur ende teksti përcjellës.
Himni i Kosovës i cili quhet “Evropa” u miratua disa muaj pas shpalljes së pavarësisë, në një seancë të veçantë të Kuvendit me 72 vota për, 15 kundër dhe 5 abstenime, është kompozuar nga kompozitori Mendi Mengjiqi.
Përveç melodisë, Himni i Kosovës kishte edhe tekst i cili për shkak të restrikcioneve nga pakoja e Ahtisaarit, u largua nga komisioni përzgjedhës.
Teksti flet për atdhe-dashurinë si vend i trimërisë e çerdhe e dashurisë.
Teksti i Himnit:
O mëmëdhe i dashur, vend i trimërisë
Çerdhe e dashurisë
N’ty shqipet fluturojnë
Dhe yjet ndriçojnë
Vendi i të parëve tonë
Ti qofsh bekue për jetë e mot
O nënë e jonë Ne të dalim zot
O mëmëdhe i dashur, vend i trimërisë
Çerdhe e dashurisë.