Kosnett takohet me Lajçakun, riafirmon mbështetjen e SHBA-së ndaj BE-së për dialogun

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, ka zhvilluar një takim me të Dërguarin Special të BE-së për Dialogun Kosovë –Serbi, Miroslav Lajçak.

Kosnett u shpreh se BE-ja e ka mbështetjen e plotë të SHBA-së në ndërmjetësimin e dialogut mes dy vendeve.

Po ashtu, Kosnett shtoi se qëllimi i këtij dialogu është një zgjidhje gjithëpërfshirëse dhe integrim më i thellë për të dyja vendet.

“Në takimin e sotëm me Miroslav Lajçak, riafirmova mbështetjen e SHBA-së për një bashkëpunim, për dialogun, të udhëhequr nga BE-ja. Qëllimi ynë: një zgjidhje gjithëpërfshirëse dhe integrim më i thellë Euro-Atlantik nga e cila përfitojnë të gjithë qytetarët e Kosovës dhe Serbisë”, shkroi ndër të tjera Kosnett.