Kosnett pas takimit me Hotin: U pajtuam që duhen veprime të shpejta në raportet me Serbinë

Ambasadori i SHBA’së, Philip Kosnett, sot është takuar me kryeministrin e ri të Republikës së Kosovës, Avdullah Hotin. 

Përmes një reagimi në twitter, Kosnett ka thënë se janë pajtuar bashkë me kreun e ekzekutivit kosovar që duhen marrë veprime të shpejta lidhur me raportet me Serbinë. 

“Në takimin tim të parë më kryeministrin Hoti sot, u pajtuam për rëndësinë e veprimeve të shpejta sa i përket raporteve me Serbinë, vazhdimin e luftë kundër korrupsionit dhe rimëkëmbjen e ekonomisë pas pandemisë CODVID-19”, ka thënë Kosnett, raporton Express. Ambassador Philip S. Kosnett@USAmbKosovo

In my first meeting with PM Hoti today, we agreed on the importance of rapid action on relations with Serbia, on continuing efforts against corruption, and on revitalizing the economy post-COVID.

View image on Twitter

18Twitter Ads info and privacy23 people are talking about this

Për takimin ka njoftuar edhe zyra për media e kryeministrisë.

Sipas njoftimit thuihet se gjatë këtij takimi, kryeministri Hoti e falënderoi ambasadorin Kosnett për mbështetjen e përhershme të SHBA-ve për vendin tonë, si dhe pohoi vendosmërinë e Qeverisë së Kosovës për të punuar ngushtë me SHBA-të edhe në të ardhmen.

Po ashtu, kryeministri Hoti e njoftoi ambasadorin Kosnett për prioritetet e menjëhershme të qeverisë së re, siç janë: lufta kundër COVID-19 dhe rimëkëmbja ekonomike. Krahas këtyre, ai theksoi edhe prioritetet e tjera, si forcimi i shtetit, avancimi i demokracisë, luftimi i korrupsionit, rritja e punësimit, zhvillimi i tregut të lirë dhe marrja e përgjegjësive për dialogun.

Ambasadori Kosnett tha se Shtetet e Bashkuara do te vazhdojnë mbështetjen e saj për Kosovën, sidomos në përpjekjet për të përmirësuar marrëdhëniet rajonale, mbështetjen e zhvillimit ekonomik dhe forcimin e sundimit të ligjit – përfshirë këtu edhe luftën kundër korrupsionit.