Kosnett flet pas arrestimit të 8 policëve, nxit qytetarët të raportojnë keqpërdorimet

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett  ka reaguar pas aksionit policor ku nën pranga përfunduan tetë zyrtarë policorë, e për të cilët Sinjali raportoi mëngjesin e sotëm ekskluzivisht.

Kosnett ka thënë se askush nuk duhet të jetë mbi ligjin teksa ka shtuar se është inkurajuese të shohësh institucionet të reagojnë pas raportimeve të qytetarëve.

“Askush nuk duhet të jetë mbi ligjin. Sot duke falenderuar qytetarët e guximshëm, Inspektorati policor ka arrestuar tetë zyrtarë policorë. Kjo pasoi një hetim bashkëpunues një vjeçar nga Inspektorati Policor, Policia e Kosovës dhe Prokuroria. Është inkurajuese të shohësh institucionet që reagojnë pas raportimeve të qytetarëve dhe që i mbajnë zyrtarët përgjegjës. Nëse sheh diçka, thuaj diçka”, ka shkruar Kosnett.

Ndryshe sot Inspektorati i Policisë në bashkëpunim me policinë organizuan një aksion që epilog pati prangosjen e tetë zyrtarëve policorë.

Ata dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ushtrim ndikimi, shit-blerje të drogës etj.