Ambasadori amerikan, Philip Kosnett ka zhvilluar një takim me presidenten në detyrë, Vjosa Osmani.
Lidhur me takimin e sotëm që ndodhi pas atij me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje , Albin Kurti, diplomati amerikan dha detaje në një postim në Twitter.
“U takova me ushtruesen e detyrës së presidentes, Vjosa R. Osmani për të përgëzuar atë dhe popullin e Kosovës për rezultatet e zgjedhjeve dhe për të diskutuar hapat e radhës në formimin e një qeverie të re”.
“Ne shpresojmë të punojmë me të dhe qeverinë e re, sapo të formohet, për adresimin e sfidave kritike dhe qëllimeve të përbashkëta “, shkruan ai.