Tre persona me COVID-19 kanë vdekur në 24 orët e fundit në Shqipëri.
“Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID-19 nuk e kanë fituar tre qytetarë: një qytetar nga Gjirokastra, një qytetar nga Shkodra, një qytetar nga Gramshi, të moshave 60-87 vjeç”.
Ministria e Shëndetësisë atje ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë konfirmuar edhe 45 raste pozitive me koronavirus nga 2596 testime të kryera,
Në 24 orët e fundit janë shëruar 1,050 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 121,122 që nga fillimi i pandemisë.
Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 86 pacientë, shtatë në terapi intensive, nga të cilët tre pacientë janë të intubuar.
Statistika (13 Maj 2021)
Raste të reja ditore 45
Të shëruar në 24 orë 1,050
Të shtruar në spitale 86
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 2,596
Testime totale 668,531
Raste pozitive 131,890
Raste të shëruara 121,122
Raste Aktive 8,342
Humbje jete 2,426
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 6,798
Shkodër 268
Fier 195
Korçë 206
Gjirokastër 200
Durrës 129
Vlorë 151
Elbasan 117
Lezhë 100
Berat 83
Dibër 47
Kukës 48.