Sot në Kosovë është shënuar një numër i madh i personave të shëruar nga virusi COVID-19 ndërsa ka pasur një rënie drastike të rasteve të reja.
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë testuar 664 persona për virusin COVID-19, prej tyre vetëm 43 kanë rezultuar pozitivë.
Në anën tjetër, numri i të shëruarve sot ka shënuar rekord ku 239 persona e kanë kaluar plotësisht koronavirusin.
Numri total i rasteve pozitive është 14.882 raste nga 60.235 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe me 3 vdekjet e 24 orëve të fundit numri ka shkuar në gjithsej 607 raste të vdekjes.
Së këndejmi, numri i rasteve aktive është 2087.Rastet e reja pozitive janë nga: komuna Prishtinë 13 raste, komuna Skenderaj 6 raste, komuna Gjilan 4 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Gjakovë 2 raste, komuna Mitrovicë 2 raste, komuna Prizren 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Kaçanik, Malishevë, Shtime, Suharekë dhe Vushtrri.