Koronavirusi i merr jetën pjesëtarit të Policisë së Kosovës

Një tjetër pjesëtarë i Policisë së Kosovës ka humbur jetën sot nga COVID 19. 

Bëhet fjalë për policin Selver Maliqi, i cili nuk ka arritur t’i mbijetojë infektimit me coronavirus.

Lajmin e ka bërë të ditur djali i tij Dardan Maliqi.

“Të Allah-ut jemi dhe te Allahu do te kthehemi – El Bekare(.)InshAllah Zoti të shpërblen me xhenetin me të lart O BABA JEM e ta bën të mundshme t’i takosh të dashurit e tu atje”, ka shkruar ai në Facebook.