Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në mbledhjen e Qeverisë gjatë shqyrtimit të Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve të Rishikuar 2021-2023 (KASh) ka kërkuar që sa më parë të përgatitet draft Buxheti 2021 pasi që afatet ligjore janë më pak se dy muaj.
Vërejtje ndaj kësaj Kornize patën ministrat e koalicionit të AAK-së dhe Nismës, njofton Klan Kosova.
Derisa ministrat e Nismas ishin kundër KASh-it.
Zëvendës kryeministri Besnik Tahiri ka thënë se Reforma për administratën publike është gjysmake pa miratimin e Ligjit të Pagave.
Ai ka kërkuar ndihmë edhe nga Banka Botërore për mbështetjen e këtij Ligji.
Ndaj kësaj Kornize, ka reaguar edhe Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Skënder Reçica, që sipas tij është absurde përse nuk janë paraparë me KASH edhe nismat ligjore të MPMS-së.
Kryeministri Hoti ka thënë se është hera e parë e shqyrtimit të kornizës së shpenzimeve, dhe sipas tij në të ardhmen mund të bëhen ndryshimet.
Me gjithë vërejtjet dhe kundërshtimet, me shumicë votash Qeveria ka miratuar KASh-in.