Në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit (MEA), ka mbërritur njoftimi nga Gjykata e Arbitrazhit Ndërkombëtar (International Centre for Settlement of Investment Disputes), përmes të cilit jemi njoftuar për hapjen e kontestit me investitorin Contour Global.
Siç njofton Ministria e Ekonomisë dhe Ambienti më datë 24.05.2020 ka qenë e paraparë që të bëhet Mbyllja Financiare e projektit Termocentrali “Kosova e Re”.
“Kjo nuk është arritur në kohë dhe pas dështimit të disa tentativave për zgjidhje të kontestit me marrëveshje, kërkesa për arbitrazh është parashtruar në Gjykatën e Arbitrazhit Ndërkombëtar nga investitori Contour Global”, njoftoi MEA
Qeveria e Kosovës, përkatësisht Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit, në bashkëpunim me Avokaturën e Shtetit ka marrë masa që ky proces të ndiqet dhe çështja të mbrohet në mënyrën më të mirë të mundshme.