Konsumimi i më pak kalorive mund ta zgjasë jetën

Në një studim të ri që është bërë në minj, është gjetur se ata që konsumonin më pak kalori kishin jetë më të gjatë, se sa ata minj, të cilët kanë ndjekur plan dietal të të ushqyerit.

“Nëse doni të jetoni jetë më të gjatë, ka disa gjëra që mund t’i kontrolloni, si për shembull mënyra e të ushqyerit”, ka thënë Gary Churchill që drejtoi studimin që u krye në Laboratorin Jackson, shkruan  New York Post.

Për këtë studim 1000 minj gjenetikisht të ndryshëm janë ekspozuar ndaj një nga pesë dietave:

Ngrënia e çdo lloj ushqimi në çfarëdo kohe te ditës;
 

Konsumimi i vetëm 60 për qindëshit të kalorive bazë çdo ditë;
 

Konsumimi i vetëm 80 për qindëshit të kalorive bazë çdo ditë;
 

Mosushqyerja për një ditë në jave ndërkohë që në ditët tjera mund të hanin çfarë të donin;
 

Mosushqyerja për dy ditë në javë ndërkohë që në ditët tjera mund ta hanin çfarëdo që donin.
 

  • Minjtë ju nënshtruan testeve të gjakut ndërkohë që monitoroheshin deri në fund të jetës.
    Minjtë që hanin çfarë të donin jetuan mesatarisht deri në 25 muaj, ndërkohë që ata që hanin brenda një orari të caktuar jetuan 28 muaj.
  • Minjtë që kanë ngrënë 80 për qind të kalorive bazë jetuan deri në 30 muaj, kurse ata që konsuamuan 60 për qind të atyre kalorive jetonin deri ne 34 muaj. Jetëgjatësia varionte brenda çdo grupi, për shembull, minjtë që konsumonin më së paku kalori jetuan më gjatë.Studimi konstatoi se konsumimi i më pak kalorive në përgjithësi, zgjati jetën e minjve pavarësisht masës trupore apo nivelit të sheqerit në gjak që kishin.Minjtë që humbën peshë gjatë këtyre dietave kishin predispozita të kenë më pak energji, imunitet dhe sistem riprodhues të dobët dhe jetë më të shkurtër.“Ndërkohë që ulja e konsumimit të kalorive zgjatë jetën, të dhënat tona tregojnë se humbja e peshës dhe zvogëlimi i marrjes së kalorive në të vërtetë është keq për jetëgjatësinë. Prandaj kur shohim testet e jetëgjatësisë në njerëz dhe e shohim që njerëzit humbin peshë dhe kanë metabolizëm më të mirë, por del që kjo gjë nuk është edhe aq e mirë për jetëgjatësinë e tyre”, ka thënë Churchill.Ai, duke u bazuar në rezultatet e studimit, i cili u publikua në Nature, ka thënë se konsumimi i një niveli mesatar të kalorive mund të jetë një mënyrë e mirë për të balancuar shëndetin në mënyrë afatgjate si dhe jetëgjatësinë.Studimi vjen pasi ngrënia brenda një orari të caktuar kohor dhe humbja ekstreme e peshës përmes ilaçeve të diabetit si Ozempic, janë bërë shumë të popullarizuara për ta ulur përqindjen e njerëzve me peshë të tepërt si dhe mundësisë për të zgjatur jetën.Dietologia Emily Feivor, ka thënë se përveç mënyrës së të ushqyerit, për ta zgjatur jetën, nevojiten edhe të tjera intervenime në stilin e jetuarit.“Ushtrimet dhe dieta balancuar janë supreme në mënyrë të argumentueshme kur bëhet fjale për përmirësimin e shëndetit në përgjithësi”, ka thënë Feivor, e cila nuk ishte e përfshirë në studim.Ajo ka cekur se kufizimi i kalorive mund të mos jetë për të gjithë, pasi mund ta rrisë rrezikun për mosmarrje të vlerave ushqyese të nevojshme dhe problemeve të tjera dhe kjo çështje duhet të diskutohet me mjekun individual.