Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, sot (7 qershor), do të jetë për një vizitë zyrtare në Shqipëri.
Gjatë qëndrimit në Tiranë, kreu i Kuvendit të Kosovës do të pritet në takime të veçanta nga presidenti Ilir Meta, kryeparlamentari Gramoz Ruçi dhe kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, transmeton klankosova.tv.
Agjenda e vizitës është kjo:
”10:05-11:15 Takim me Kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi Vendi: Kryesia e Kuvendit (Deklaratë për shtyp)
11:30-12:30 Takim me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta Vendi: Presidencë
12:30-13:00 Takim me kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha”.
Klan Kosova ka pyetur njërin prej anëtarëve të stafit të Kryeparlamentarit Konjufca, nëse sot ai do të ketë takim me kryeministrin Edi Rama, megjithatë është thënë se nuk ka ndryshim të agjendës.