Anëtari i VV’së, Glauk Konjufca, ka thënë në emisionin dpt te Fidani në T7 se koordinatori për dialog, Skënder Hyseni, është njeriu i presidentit Hashim Thaci brenda ekipit të dialogut.
“Skënder Hyseni është njeriu i Thacit brenda dialogut”, thotë ai.
“Emërimi i tij nuk ka qenë rastësor”
Ai ka komentuar edhe publikim e aktakuzës nga Gjykata Speciale ndaj Thacit.
“Në propozim të aktakuzës thuhet se presidenti ka negociuar shuarjen e Speciales në dialog. Andaj para se të shkohej në takimin e radhës e të rrezikohej që të zhbëhej ajo, ata e publikuan atë. Këtë e mendoj unë”, thotë ai.