Konjufca me vërejtje ndaj deputetëve që po e pengojnë seancën

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, u ka dhënë vërejtje me paralajmërim disa deputetëve që po pengojnë zhvillimin e seancës plenare.

Sipas tij, kjo vërejtje është paralajmërim për largim nga seanca plenare, raporton Klan Kosova.

“Deputetëve që nuk po e lirojnë foltoren, ua jap vërejtjen me paralajmërim për largim nga seanca plenare”, ka thënë Konjufca.

Kujtojmë se e gjithë kjo po zhvillohet në një ditë kur pati edhe përleshje fizike ndërmjet disa deputëtëve të PDK-së dhe përfaqësuesve të pushtetit.

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës janë duke kërkuar që të ndërpritet kjo seancë për të vazhduar një ditë tjetër.

Mirëpo kryetari i Kuvendit, nuk është duke i përfillur këto kërkesa të dy partive më të mëdha opozitare.