Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se ndan mendim të njëjtë me kryeministrin Kurti për rastin ish-politikanit serb, Oliver Ivanoviq, por që e quan kriminel,.
Sipas tij, ai ka qenë i dënuar dhe i kualifikuar në kategorinë e kriminelit.
“Jam i mendimit të njëjtë me kryeministrin. Ai që ka qenë gjithmonë, asgjë nuk mund ta ndryshojë biografinë që e ka pasur politike. Përgjegjësia e tij në të gjitha ato dëme që i ka shkaktuar popullit tonë është evidente dhe për atë është dënuar ai. Ai është dënuar dhe kualifikuar me kategorinë e kriminelit, ky është edhe mendimi jonë. Kriminel pa kurrfarë ndryshimi”, tha Konjufca.