Konjufca: Esenca e planit franko-gjerman është që Serbia të heqë dorë nga pretendimet ndaj Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca, ka folur rreth planit franko-gjerman.

Konjufca tha në emisionin Rubikon në Klan Kosova se esenca e këtij plani është që Serbia të heqë dorë nga pretendimet ndaj Kosovës.

“Tash kur po e sheh që Serbia po afrohet një zgjidhje me Kosovën, me ç’rast bashkësia ndërkombëtare, më të fuqishme evropiane si dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e kanë pozicionimin e qartë. Do t’ia propozojnë Serbisë një plan, i cili në thelb nëse do ta përkthesh se çka i bie ai plan, është të heq dorë ndaj pretendimet e saj ndaj Kosovës”, tha Konjufca.