Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka caktuar sërish seancë për të hënën pa miratimin e Kryesisë së Kuvendit. Kjo pasi sërish Kryesia nuk ka arritur ta bëjë kuorumin për të caktuar seancën e radhës.
Kryesia është mbledhur sot porse kanë munguar edhe dy përfaqësues të partive.
Herën e kaluar kur Konjufca kishte caktuar seancë, kuorumin nuk e kishte bërë përfaqësuesi i Listës Serbe.
Kjo është mbledhja e gjashtë që mbledhja e Kryesisë është duke dështuar.