Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca tha se Amerika nuk po e kupton mirë Kosovën, raporton Ekonomia Online. Konjufca, ka komentuar deklaratën e ashpër të Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, për sa i përket situatës në veri.
Ai tha se kjo nuk është hera e parë që po ndodh, pasi sipas tij, një gjë e tillë kishte ndodhur edhe dy vjet më parë, kur Kosova aplikoi reciprocitetin ndaj Serbisë, teksa qortimin amerikan e cilësoi si jo të mirë.
Sipas tij, mbajtja e zgjedhjeve në veri është bërë në koordinim me ShBA-në.
“Jemi të brengosur për situatën si çdo qytetarë, ne nuk duhet që ta humbim fokusin. Mendoj që kryefjala nuk është shqetësimi, kryefjala është aftësia jonë për t’i kryer detyrat tona që të garantojmë siguri dhe qetësi. Siç shihet atje krejt problemi po fillin dhe po përfundon me grupet e armatosura dhe të rrezikshme që po i rrezikojnë. Sa i përket deklaratës se Blikenti nuk është hera e parë që është duke na ndodhur kjo, edhe në kohën e reciprocitetit hasem në qortime të tilla”.
“Kjo nuk është e mirë për ne, është një gjë e keqe për Kosovës. Duhet ta bëjmë një dialog të hapur dhe të me aleatët tanë. Pozicionet tona nuk po kuptohen drejt nga Amerika. Kryetarët atje kanë dhënë dorëheqje pa dhunë, tash institucionet mbete ato janë pjesë e Kosovës nuk banojnë në qiell ato, atje shteti nuk pati mundësi tjetër veç se t’i shpall zgjedhjet në dakordim më ShBA-të. Pse nuk e kuptoj ShBA-në, a jemi duke dal na jashtë ligjeve tona nëse ne jemi në rregull me ligje a ka probleme më të mëdha se ligji. Kur u caktuan zgjedhjet ShBA nuk thanë që këto zgjedhje duhet të anulohen”, tha ai.
Konjufca tha se e gjithë bashkësia ndërkombëtare janë të një goje, çfarë do që thotë Serbia që është provokim ata e quajmë provokim.
Sa i përket sanksioneve të vendosur nga Amerika ai tha se “janë negative, Kosova duhet që të gjej një zgjidhje se si të dal nga kjo situatë”.
“Kësaj radhe nuk po shohë ndonjë dallim të gjithë janë të një goje se Serbia e përcakton ata që është gabim dhe të gjithë pajtohen me atë. Pra me shkuar kryetarët me punuar është provokim, Serbia thotë se është provokim e gjithë bashkësia ndërkombëtare thotë provokim. Nuk është mirë këtë nuk është parë kurrë, unë nuk po shoh që bashkësia ndërkombëtare ka vendos vija të kuqe për Serbinë”.
“I bëjë thirrje Policisë që të bëjë çmos që ta mbrojë jetën e gazetarëve dhe të i’u mundësoj atyre që të bëjnë punë e tyre. Negative janë Kosova duhet që të gjej një zgjidhje se si të dal nga kjo situatë”, tha ai.