Policia e Kosovës, respektivisht Sektori i hetimeve nga Departamenti për kufi gjatë realizimit të një plani operativ, të enjten në bjeshkët e fshatit Vërmicë ka vërejtur dy persona të dyshuar duke hyrë nga Shqipëria në Kosovë përmes rrugëve malore në mënyrë të paligjshme, ndërsa më pas kanë sekuestruar mbi 33 kilogramë marihuanë.
Sipas një njoftimi për media, personat e dyshuar janë vërejtur se gjatë lëvizjes, në shpinë bartnin ngarkesa të dyshuara.
“Pasi të njëjtit kishin hyrë në zonën e Republikës së Kosovës, nga zyrtarët policor janë urdhëruar që të ndalohen, mirëpo të njëjtit kanë lëshuar ngarkesat që bartnin dhe kanë filluar që të ikin, njëri nga ta është arritur të ndalohet nga ana e zyrtarëve policorë”, thuhet në njoftim.
Tutje bëhet e ditur se ngarkesa e dyshuar ndodhej në dy çanta me 11 paketime në sasi prej 33.800 kg, substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.
Lidhur me rastin është konsultuar prokurori kompetent dhe rasti i kompletuar së bashku me substancën e dyshuar i dorëzohet Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik Prizren për trajtim të mëtutjeshëm. /Telegrafi/