Policia e Kosovës ka sekuestruar 3400 euro në Fushë Kosovë, të cilat dyshohet se janë falsifikuar.
Lidhur me rastin, policia ka arrestuar një të dyshuar.
“Rr. Nëna Terezë, Fushë Kosovë 31.05.2024 – 01:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollimit janë gjetur dhe sekuestruar 34 (tridhjetë e katër) kartëmonedha nga 100€ -gjithsejtë 3400€, te cilat dyshohet se janë të falsifikuar”, bëhet e ditur në njoftim.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje.