Njësitet e Antikontrabandës së Doganës së Kosovës kanë arritur të identifikojnë si dhe ndalojnë një veturë të dyshimtë në të cilën janë gjetur 61 telefona mobil pa dokumentacion/të kontrabanduar.
Sipas një njoftimi për media thuhet se e gjithë sasia me vlerë mbi 14000 euro është konfiskuar si dhe rasti është duke u trajtuar në procedurën kundërvajtëse.
“Njësitet e Antikontrabandës së Doganës së Kosovës kane arritur ta identifikojnë dhe ndalojnë një veturë të dyshimte dhe me ketë rast janë gjetur 61 telefona mobil pa dokumentacion/të kontrabanduar. E gjithë sasia me vlerë mbi 14 mijë euro është konfiskuar si dhe rasti është duke u trajtuar në procedurën kundërvajtëse”, thuhet në njoftim.