Konfirmohet aksioni kundër fajdes në kryeqytet, katër të arrestuar

Një aksion kundër fajdes është duke u zhvilluar në Prishtinë.

Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga kryeprokurori i Prishtinës, Zejnullah Gashi.

“Janë arrestuar katër persona”, tha Gashi.

Më herët u bë e ditur se aksioni po zhvillohet në “Kodrën e Trimave” në kryeqytet.