Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 9485 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 2670 qytetarë.
Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 6 persona të prekur me Covid-19, ndërsa 2152 janë shëruar.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 134 pacientë, nga të cilët 13 janë në gjendje më të rënduar.