Konfirmohen 29 raste me COVID-19, më shumë se gjysma janë nga kjo komunë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka konfirmuar 29 raste të reja me koronavirus.  Numri total i të prekurve tani ka shkuar në 1263 ndërkohë që 912 persona janë shëruar.

15 raste janë nga Komuna e Vushtrrisë, që e bënë këtë komunë vatër më të madhe të koronavirusi.

“Rastet pozitive janë nga: komuna e Vushtrrisë 15 raste (sipas vendbanimit: 12 raste Vushtrri, 2 raste Stanovc i epërm dhe 1 rast Dumnicë e poshtme), komuna e Prizrenit 4 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Prizren dhe 1 rast Tupec), komuna e Prishtinës 4 raste (sipas vendbanimit: 4 raste Prishtinë), komuna e Fushë Kosovës 2 raste (sipas vendbanimit: 1 rast Miradi e poshtme dhe 1 rast Fushë Kosovë) dhe me nga 1 rast vendbanimet: Milloshevë-Obiliq, Mamushë, Mitrovicë dhe Rahovec”, ka njoftuar IKSHPK-ja.

Po ashtu IKSHPK-ja, ka theksuar se që kur ka filluar lehtësimi i masave për disa aktivitete janë gjurmuar rastet e reja të COVID-19, e po ashtu është vërejtur mos respektim i masave mbrojtëse.