Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 14 raste të reja me koronavirus. Në total numri i të prekurve me koronavirus në Kosovë ka shkuar në 224 me 6 persona të vdekur.
“Sot, më 08 prill 2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 218 mostra të marra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore. Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, gjithsej katërmbëdhjetë (14) prej tyre kanë rezultuar pozitive”.
“Rastet pozitive janë raste kontakti, katër prej tyre me vendbanim në Smrekonicë-Vushtrri, dy me vendbanim në Banjë- Malishevë, dy me vendbanim në Prishtinë, dy me vendbanim në Mitrovicë të Veriut dhe me nga një rast vendbanimet Bllacë-Suharekë, Gjurgjevik-Klinë, Krojmir-Lipjan dhe Zveçan”, ka njoftuar IKSHPK-ja.
Deri më tani në Kosovë të infektuar me koranvirus janë 224 perona, me 6 raste të vdekjes.