Koncerte jo, pushime po! Këngëtarët shqiptarë ia mësyjnë bregdetit pas lehtësimit të masave

VIP-at kanë ‘pushtuar’ bregdetin për pushime gjatë këtyre ditëve të qershorit.

Pas disa muajsh qëndimi të vetizoluar, këngëtarët kanë filluar pushimet e hershme, shkruan lajmi.net.

Pasi ende nuk kanë filluar fluturimet e rregullta, shumica e të famshmëve tanë po preferojnë Shqipërinë si destinacion për pushime.

Meqenëse për shkak të pandemisë ende nuk kanë filluar mbrëmjet muzikore, ata po pushojnë në bregdet, pjesa më e madhe e tyre zgjodhën plazhin e Vlorës.

Një prej artistëve që këto ditë vizitoi bregdetin ishte Ermal Fejzullahu me bashkëshorten e tij Arianën.

Përveç tij, edhe Ledri Vula me të dashurën vendosën që për pushime të pushojnë në Vlorë. Dyshja ishin larg njëri-tjetrit për disa muaj për shkak të pandemisë, ndërsa zgjodhën bregdetin për t’u relaksuar gjatë këtyre ditëve të ngrohta.

Në bregdetin e Vlorës pushoi edhe Arilena Ara, e cila duket se aty shkoi edhe me punë, pra për të realizuar xhirimet e videoklipit të ri.

Këngëtarja nuk i ka kursyer fotografitë atraktive nga plazhi, ku shfaq fizikun e përsosur në bikini.

Edhe Neki Emra zgjodhi që për pak ditë të qëndrojë në Vlorë, për të shijuar ditët e qershorit me diell. Po ashtu, në Vlorë pushoi edhe Rovena Stefa, e cila solli për ndjekësit pamje në rrjete sociale.

Aktorja Arjola Demiri si destinacion për pushime zgjodhi Dhërminë. Ajo solli fotografi buzë detit bashkë me fëmijët, ndërsa duket se e shijoi në maksimum këtë kohë.

Edhe Gjiko bashkë me Elitën dhe djalin Zërin vendosën që ditët e ngrohta të këtij muaji t’i kalojnë në Dhërmi, ndërsa nuk kanë munguar as fotografitë nga plazhi.

Dhërmiun e zgjodhi edhe Enca Haxhia, e cila provokoi me fotografi gjysmë e zhveshur në deti. Fotografia ka marrë komente të panumërta nga ndjekësit e shumtë të saj. Ndërsa, u shfaq shumë më ndryshe me gërsheta.

Po ashtu, në të njëjtin plazh pushoi edhe Rina Balaj me Sin Boy. Madje, reperja duket se pushimet i shfrytëzoi edhe për xhirimet e videoklipit të ri. Klipin e këngës “Fallin’ in love”, Rina e paralajmëroi pikërisht me një foto provokuese në bregdet.

Në anën tjetër, Sahide dhe Safete Mustafa, apo siç njihen në publik si Motrat Mustafa pushimet i filluan në Gjirin e Lalëzit. Dyshja kaluan kohë të bukur bashkë me fëmijët e tyre.

Reperi Gold AG pushoi në Durrës, por nuk preferoi të tregojë se a po shoqërohet nga bashkëshortja.

Në ditët e para të këtij muaji, në Durrës udhëtoi edhe Labinot Tahiri bashkë me gruan dhe fëmijët.

Ai e shijoi plazhin atje dhe tha se atje nuk kishte bllokim, por po funksioninte çdo gjë. Pas Durrësit, ai udhëtoi edhe në Ulqin, madje tha se do ta dëgjojë Robert Berishën në mbrëmjen muzikore që do ta mbajë atje.

Edhe reperi Capital T me t’u lehtësuar masat udhëtoi në bregdet, por nuk preferoi të tregojë vendin se ku po pushon.

Këngëtarja Jonida Maliqi dhe partneri i saj Romeo Veshaj, këto ditë vendosën të relaksohen në Dhërmi, nga ku sollën disa imazhe në rrjete sociale.

Por, kishte edhe prej atyre që udhëtuan më larg, Genta Ismajli dhe i dashuri i saj Huseyin Usta po pushojnë në Kroaci. Në të njëjtin vend nisi pushimet edhe reperi Mozzik.

Artistët po e shfrytëzojnë këtë kohë të relaksohen pranë më të dashurve të tyre dhe të mbushen energji për të filluar së shpejti me mbrëmje muzikore dhe ahengje të tjera.

Kujtojmë se para pak ditësh u protestua para objektit të Qeverisë së Kosovës, për të lejuar organizimin e dasmave dhe ahengjeve të tjera, por një vendim i tillë nuk është marrë ende nga Ministria e Shëndetësisë. /Lajmi.net/