420 mostra të marra nga QKUK’ja, spitalet e tjera të vendit dhe gjurmimi i rasteve të tjera në terren janë testuar në 24 orët e fundit në Laboratorin e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik. Prej tyre pozitive për COVID-19, kanë rezultuar 181 mostra.
Sipas njoftimit të IKSHP’së, më së shumti raste të reja janë regjistruar në kryeqytet, përkatësisht 77 raste.
Pas Prishtinës, me numër më të madh të rasteve të reja renditen Gjilani, Peja, Mitrovica e Vushtrria.
“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 77 raste, komuna Gjilan 17 raste, komuna komuna Pejë 13 raste, Mitrovicë 10 raste, komuna Vushtrri 10 raste, komuna Viti 8 raste, komuna Drenas 6 raste, komuna Fushë Kosovë 6 raste, komuna Lipjan 6 raste, komuna Podujevë 6 raste, komuna Dragash 4 raste, komuna Deçan 3 raste kurse nga 2 raste komunat: Ferizaj, Malishevë Obiliq, Prizren, Skenderaj, Suharekë dhe nga 1 rast Istog, Kaçanik dhe Kamenicë”, thuhet në njoftim.
IKSHP’ja ka njoftuar edhe për shërimin e 136 pacientëve.
Ndryshe, numri i rasteve të konfirmuara që nga 13 marsi ka arritur në 6 mijë e 467, me gjithsej 158 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.