nstituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 14 vdekje si dhe janë regjistruar 172 raste të reja me COVID-19.
Rastet pozitive janë nga: Prishtina 78 raste, Gjilani 19 raste, Mitrovica 15 raste, Fushë Kosova 9 raste, Peja 8 raste, Vitia 7 raste, Skënderaj 6 raste, Drenasi 5 raste, Obiliqi 5 raste, Vushtrria 4 raste, Kamenica 3 raste, Lipjani 3 raste, Podujeva 2 raste, Rahoveci 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Gjakovë, Istog, Klinë, Prizren dhe Shtime.
Gjithashtu, gjatë 24 orëve 114 persona janë shëruar, ndërsa janë testuar gjithsej 506 mostra.
Numri total i rasteve me COVID-19 është 10,419, prej të cilave 4,020 janë aktive.
Më poshtë, gjeni edhe fshatrat prej nga vijnë të infektuarit e 24 orëve të fundit.