Kuvendi Komunal i Suharekës ka ndarë mjete për të gjithë të prekurit nga koronavirusi që vinë nga kjo komunë.
Nga 100 euro janë ndarë për secilin të infektuar, ndërkaq nga 200 për familjet e atyre që kanë ndërruar jetë, transmeton Klan Kosova.
“Me iniciativën e Grupit Parlamentar të PDK-së, e po ashtu edhe me përkrahjen e asamblistëve tjerë, është aprovuar vendimi për ndarjen e mjeteve, ku çdo qytetarët e prekur nga Covid-19 do të subvenciohen me nga 100€, ndërsa qytetarët që kanë humbur betejën me këtë virus, familjarët e tyre do subvencionohen me nga 200€, gjithmonë duke u bazuar në listat e pacientëve në testimet PCR të IKSHPK-së, dhe ky vendim do vlejë që nga dita e shpalljes së pandemisë e deri në përfundimin e saj sipas vendimeve të institucioneve shëndetësore”, ka thënë kryetari i komunës, Bali Muharremaj.
“Për formën dhe mënyrë e aplikimit, do të njoftohen me kohë të gjithë qytetarët e prekur me Covid-19, sipas listës me testimet PCR të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike”.