Komuna e Prizrenit ditë më parë ka finalizuar një tender për blerjen dhe furnizimin me teste për koronavirus.
Titulli i kontratës së nënshkruar është “Furnizim me teste serologjike IgM dhe IgG për COVID-19 për nevojat e shëndetësisë primare”.
Tenderi në fjalë i është dhënë operatorit ekonomik “Biotek Kosovo” L.L.C.
Bazuar në kontratën e publikuar nga prokurimi, vlera e përgjithshme e kontratës është 110 mijë e 400 euro.